Biznesi yt, me raporte të qarta.
Riparimet, shitjet, porositë, stoku, borxhet dhe punëtorët në një sistem — dhe arka e ditës që llogaritet vetë.

Të hyrat dhe daljet
Arka e ditës llogaritet vetë: tiketat e dorëzuara, shitjet, borxhet, kthimet dhe shpenzimet. Raporti Hyrje/Dalje për çdo periudhë.
Tiketat / Riparimet
Pajisja, IMEI-ja, problemi dhe çmimi. Statusi nga pranimi deri te dorëzimi, me fletë të printuar me barkod.
Shitjet
Faturë me disa artikuj, kusuri llogaritet vetë dhe fatura printohet. Edhe blerjet, kthimet dhe ndërrimet (trade).
Porositë
Porosi për klientin që pret mallin. Kur vjen, kompletohet në faturë me një klik dhe stoku përditësohet.
Depo
Stoku i çdo artikulli me kategori dhe modele, çdo lëvizje e tij dhe paralajmërim kur shet pa stok.
Klientët dhe borxhet
Profili i klientit me tiketat, faturat dhe borxhin aktual. Borxhi jepet dhe paguhet me dy klikime.
Punëtorët
Privilegje për çdo veprim, pushimet me ditët e mbetura dhe aktivitetet e secilit.
Raportet
Raporti ditor, tiketat, shitjet, shpenzimet dhe borxhet sipas datës dhe punëtorit — me eksport në Excel dhe printim.
Rolet
Pronari sheh gjithçka.
Punëtori, sa i duhet.
Admini vendos për çdo punëtor çka mund të shohë dhe të bëjë — me një listë privilegjesh.
| Adminpronari / menaxheri | Punëtorsipas privilegjeve | |
|---|---|---|
| Regjistron tiketa dhe i dorëzon | ✓ | ✓ |
| Shet dhe printon faturën | ✓ | ✓ |
| Sheh pushimet dhe ditët e veta të mbetura | ✓ | ✓ |
| Klientët, borxhet dhe stoku | ✓ | ? |
| Arka sot dhe raportet, me eksport në Excel | ✓ | ? |
| Ndryshimi dhe fshirja e faturave | ✓ | ? |
| Punëtorët, privilegjet dhe aktivitetet | ✓ | — |
Çdo firmë e ka aplikacionin me emrin e vet — të dhënat e saj, punëtorët e saj.
firma-jote.raportet.com